Wilder pranon humbjen: Fitoi më i miri, janë mposhtur edhe kampionë të tjerë!

schedule10:21 - 23 Shkurt, 2020

schedule 10:21 - 23 Shkurt, 2020

Deontay Wilder pësoi humbjen e parë mëngjesin e sotshëm në karrierën e tij. Së bashku me këtë rekord ai humbi dhe titullin e WBC. Boksieri amerikan pranon humbjen, përgëzon rivalin dhe deklaron se do të  rikthehet përsëri.

‘’Këto gjëra ndodhin. Boksieri më i mirë fitoi sonte. Kisha shumë gjëra në mendje gjatë ndeshjes. Ndodhi kjo gjë dhe unë nuk do të bëj justifikime sonte. Ekipi im hodhi peshqirin edhe pse unë mund ta vazhdoja ndeshjen. Do të doja që të vazhdonte, pasi unë jam një luftëtar. Bëra një ndeshje të mirë dhe do të rikthehem më i fortë’’, janë fjalët e para të amerikanit.

‘’Humbja është pjesë e lojës, edhe kampionë të tjerë janë mposhtur dhe janë rikthyer përsëri. Kisha shumë kompliakcione gjatë ndeshjes. Kjo është ajo që të gjithë presin në boks, ku dy më të mirët luftojnë për titullin. I falendëroj të gjithë tifozët që ishin të pranishëm dhe uroj që të kthehen në shtëpi shëndoshë e mirë’’, mbyll Wilder. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!