Boksieri amerikan Deontej Uilder fitoi me nokaut në raundin e parë ndaj Dominic duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë WBC. Wilder tashmë pritet të përballet në duel me rivalin e përbetuar, Antoni Xhoshua.
Boksieri amerikan Deonte Wilder nuk njeh kundërshtar. 33 vjeçari mundi me nokaut në raundin e parë boksierin Dominik duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë. Në sfidën e zhvilluar në Bruklin nuk pati surpriza pasi amerikanit i mjaftuan vetëm dy minuta për të fituar titullin kampion. Ëilder goditi fort me të djathtën kundërshtarin i cili nuk ishte i gatshëm të vijonte lojën. Fitorja me nokaut në raundin e parë ishte e 20 në karrierën e boksierit amerikan i cili nuk njeh ende humbje në boksin profesionist. Pas ndeshjes Wilder tha:
“Fuqia që kam është dhuratë e zotit dhe nuk kam nevojë të stërvitem për këtë gjë”.
Ndërkohë që kërkon duelin me kampionin e shumëfishtë të botës, britanikun Anthony Joshua. Menaxheri i Joshua, Edi Hearn tha se për të mirën e boksit duhet të ndodhë dueli mes Joshua dhe Wilder.
“Duhet të organizohet sa më shpejt dueli i unifikimit të titujve kampion bote. Nuk ka më justifikime për të shmangur këtë duel nga asnjeri prej boksierëve. Mendoj se dueli mes Joshua dhe Wilder do të ishte dueli më i madh në vitet e fundit në boks. Është qershia mbi tortë në peshën e rëndë”, tha menaxheri i Anthony Joshua./ABC News Albania 24/7