Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

WiFi publik falas/ Projekt i BE dhe qeverisë gjermane në të gjitha bashkitë

schedule15:39 - 13 Shkurt, 2026

schedule 15:39 - 13 Shkurt, 2026

Duke nisur nga kjo e premte, 13 shkurt, 61 bashki në Shqipëri do të përfitojnë Wi-Fi publik falas përmes nismës WiFi4WB. Projekti u lançua zyrtarisht në qytetin e Krujës, në një nga pikat e para të instaluara, pranë Kalasë.

ËiFi4ËB është pjesë e projektit EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Nisma frymëzohet nga programi evropian ËiFi4EU, që ka lidhur mijëra komunitete në Evropë.

Pas zbatimit të plotë, qytetarët dhe vizitorët do të kenë akses falas në internet në sheshe, parqe, biblioteka, shkolla dhe site kulturore në të gjithë vendin.



Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se projekti forcon shërbimet publike dhe afron Shqipërinë me tregun digjital evropian.

“WiFi4WB është një ide e thjeshtë me një ndikim të fuqishëm: internet falas në 61 bashkitë e Shqipërisë, duke krijuar akses në shërbime digjitale, informacion, mësim dhe komunikim për të gjithë. Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me lidhjen me internetin. Ai synon fuqizimin e komuniteteve, mbështetjen e zhvillimit vendor dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me Tregun Unik Digjital të BE-së.” tha ai.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, theksoi se digjitalizimi garanton akses të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Digjitalizimi është një nga çështjet kryesore të kohës sonë. Ai mundëson shkëmbimin, informimin dhe frymëzimin. Duke ofruar ‘internet falas për të gjithë’ në qendrat kryesore të 61 bashkive, ne po hedhim një hap të madh përpara drejt aksesit të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë” u shpreh ai.

Sipas përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, kjo nismë pritet të ndihmojnë turizmin dhe bizneset lokale, sidomos në zona me fluks të lartë vizitorësh si Kruja, ku muzeu në Kala vizitohet nga rreth 200 mijë turistë në vit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!