WhatsApp ka prezantuar disa veçori të reja, duke përfshirë aftësinë për të bërë “mute” njerëz të caktuar gjatë telefonatave në grup. Kjo veçori duket e dobishme në situatat kur dikush nuk është i vetëdijshëm se të gjithë të tjerët mund të dëgjojnë se çfarë po ndodh në sfondin e shtëpisë ose zyrës së tyre.
Kompania ka shtuar një baner pop-up që do t’ju njoftojë kur dikush i bashkohet një telefonate në grup. Aplikacionet si Zoom dhe Microsoft Teams lejojnë përdoruesit të heqin zërin e të gjithë pjesëmarrësve por nuk ofrojnë mundësinë që përdoruesit të bllokojnë zërin e një personi specifik gjatë një telefonate.
Some new features for group calls on @WhatsApp: You can now mute or message specific people on a call (great if someone forgets to mute themselves!), and we’ve added a helpful indicator so you can more easily see when more people join large calls. pic.twitter.com/fxAUCAzrsy
— Will Cathcart (@wcathcart) June 16, 2022
Ju gjithashtu mund t’u dërgoni mesazh njerëzve të caktuar gjatë një telefonate në grup duke ofruar mundësinë që të flisni me një përdorues të caktuar ndërkohë që telefonata është aktive pa përfshirë të gjithë pjesëmarrësit. /abcnews.al