WhatsApp ka punuar për shumë veçori të reja që po e ndryshojnë rrënjësisht platformën më të përdorur të mesazheve në botë. Një pjesë e tyre janë tashmë të aksesueshme nga të gjithë ndërsa shumë të tjera janë ende në testim dhe shfaqen vetëm tek përdoruesit Beta.
Sipas The Sun, disa prej këtyre ndryshimeve janë si më poshtë:
– Mund të shihni përditësimet e statuseve në listën e bisedave në WhatsApp Desktop ( aktualisht është vetëm në beta)
– Avatarë të personalizuar të stilit metaverse që mund t’i dërgoni si ‘stickers’ në iOS dhe Android ( opsion i aksesueshëm nga të gjithë )
– Mund t’i dërgoni mesazhe vetes tuaj në iOS, Android, Desktop dhe Windows ( i aksesueshëm nga të gjithë )
– Mund të reagoni ndaj mesazheve të dërguara në një komunitet WhatsApp (në zhvillim)
– Opsioni i mesazheve që mund t’i shikoni vetëm njëherë sikurse opsioni për fotot apo videot që shihen vetëm njëherë (në zhvillim)
– Mund të kërkoni për grupet e fundit duke kërkuar një emër kontakti në listën tuaj në WhatsApp Desktop ( i aksesueshëm )
– Më shumë informacione rreth mundësisë për të bllokuar ‘screenshot-et’ për mesazhet që shihen vetëm një herë për Android dhe iOS ( beta)
Nëse dëshironi të provoni veçoritë më të fundit para gjithë të tjerëve, mund të bashkoheni në beta të WhatsApp. Kjo ju jep akses për të “testuar” ndryshimet përpara se ato të shfaqen në versionin e drejtpërdrejtë të aplikacionit. /abcnews.al