Pronari i platformës X, Elon Musk, ka akuzuar platformën WhatsApp për abuzim të të dhënave të përdoruesve, për të cilën kanë reaguar ashpër nga ky aplikacion.
“WhatsApp eksporton të dhënat e përdoruesve çdo natë”, shkroi Musk në platformën X, duke thënë se kjo është bërë për një vendosje më të mirë të reklamave.
Kjo shkaktoi një debat të nxehtë në rrjetet sociale dhe përfundimisht reagoi vetë CEO i WhatsApp, Will Cathcart.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ne e marrim seriozisht sigurinë e përdoruesit dhe kjo është arsyeja pse të dhënat tuaja janë të koduara.
Ne as nuk i marrim ato mesazhe dhe as nuk i eksportojmë ato gjatë natës”, iu përgjigj ai postimit të Muskit.
Ky debat u ndoq nga shumë përdorues të rrjeteve sociale, ndaj disa prej tyre vunë re se Musk thoshte “të dhëna” dhe jo “mesazhe”, të cilat mund t’u referoheshin meta të dhënave të përdoruesve.
Nuk është plotësisht e qartë se çfarë prova ka Musk për këto pretendime, apo nëse ka fare, por eksperti i sigurisë kibernetike, Tommy Misk, theksoi se “WhatsApp nuk ndan mesazhe, por ndan disa meta të dhëna me kompani të tjera Meta, si vendndodhjen e përdoruesve, kontaktet ose aktivitetet në internet”.