Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

WFP paralajmëron: Banorët në Rripin e Gazës po përballen me urinë

schedule19:11 - 16 Nëntor, 2023

schedule 19:11 - 16 Nëntor, 2023

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) paralajmëroi sot se popullsia në Rripin e Gazës po përballet me spektrin e urisë dhe pothuajse të gjithë banorët kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë ushqimore.

“Furnizimet me ushqim dhe ujë janë praktikisht inekzistente në Gaza dhe shumë pak, krahasuar me nevojat ekzistuese, kalon kufirin për të arritur në enklavën palestineze, theksoi Drejtoresha Ekzekutive e WFP, Cindy McCain.

“Duke pasur parasysh dimrin që po afron, strehimoret e pasigurta dhe mungesën e ujit të pastër, qytetarët përballen me rrezikun e menjëhershëm të urisë”, paralajmëroi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!