“Western Balkans University”, fokus në shkencat e teknologjisë

schedule15:55 - 31 Gusht, 2022

schedule 15:55 - 31 Gusht, 2022

Krahas shkencave mjekësore Western Balkans University i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe teknologjisë. Si një prej degëve më të kërkuara në Western Balkan University kurikulat janë hartuar nga akademikë të cilët kanë eksperiencë në universitetet më prestigjoze të Britanisë. Profesor doktor Savash Konur thotë se këto kurikula janë shumë të ngjashme me ato të Britanisë dhe të Europës.

“Si një akademik që kam punuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë për gati 20 vjet, kam shumë besim të them se programi është shumë modern dhe bashkëkohor dhe I krijuar për të përmbushur kërkesat në zhvillim të industrisë. Përsa i përket strukturës, përmbajtjes dhe fushëveprimit, programi që ofron Universiteti Western Balkans nuk është i ndryshëm nga programet e ofruara në universitetet prestigjioze në Mbretërine e Bashkuar dhe Evropë. Ka shumë aspekte për të cilat mund të flas, por nëse mund të zgjedh një aspekt unik, ajo që mund të them është se programi është krijuar për të ofruar aftësi praktike dhe një fokus dhe theks i veçantë i është kushtuar përmirësimit të aftësive të punësimit të studentit”.

Thotë se Shqipëria ka potencial që të adaptohet shumë mirë me teknologjinë.

“Mendoj se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga kjo pasuri teknologjike. Shqipëria ka një popullsitë re dhe dinamike. Ajo ka perspektivë BE, aktualisht në negociata për një anëtarësim të plotë në BE. Ajo me siguri do të ketë shumë investime në vitet në vijim. Nëse planifikohet strategjikisht, mund të jetë një shembull tjetër si Irlanda, Rumania dhe India përsa i përket tërheqjes së kompanive teknologjike dhe zgjerimit të madh të fuqisë punëtore të IT-së.

Unë besoj se WBU ka një vision dhe strategji shumë të fortë. Ajo investon jashtëzakonisht në inovacion, teknologji dhe kujdes shëndetësor. Që në fillim, ajo dëshiron të zhvillojë bashkëpunim ndërkombëtar si në kërkime ashtu edhe në mësimdhënie. Ai punon me akademikë të njohur nga universitete prestigjioze në vende të ndryshme. Mendoj se nga ngritja e nivelit do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga studentët dhe ekosistemi brenda të cilit ajo operon. Jam I sigurt se do të jetë një lojtar i madh në lojë në vitet në vijim.”

Prof. Dr. Savash Konur është Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Bradfordit në Angli.

Profesor Konur është gjithashtu Shefi i Grupit Kërkimor të Modelimit Kompjuterik dhe interesat e tij kërkimore përfshijnë modelimin kompjuterik, robotikën, inxhinierinë softuerike me aplikime ndërdisiplinore në Sistemet dhe Biologjinë Sintetike, Kompjuterin e Membranës dhe Sistemet Inteligjente.

Sëfundmi Profesor Konur i është bashkuar ekipit të Programit të Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale të Universitetit Western Balkans si konsulent në hartimin e programeve dhe në ngritjen e infrastrukturës modern të këtij universiteti.

Universiteti Western Balkans mirëpret brezin e parë të studentëve me programe të orientuara drejt tregut të punës në fushat e mjekësisë, teknologjisë dhe inovacionit si dhe me një staf të përzgjedhur ndërkombëtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!