Westbrook barazon një tjetër rekord

schedule14:22 - 3 Prill, 2019

schedule 14:22 - 3 Prill, 2019

Rasell Westbrook pati një tjetër rekord të madh në basketbollin amerikan. Ylli i Oklahoma-s barazoi legjendën Wilt Chamberlain, në fitoren ndaj Lakers.

Lebron James nuk ishte aty për ta admiruar direkt. Mëkat pasi një kampion padyshim është i lumtur për sukseset e një kampioni tjetër, siç ishte ai i Rasëll Uestbrukut që barazoi një rekord të madh në NBA.

Ylli i Oklahoma-s u bë i dyti lojtar në histori, pas Wilt Chamberlain, që realizon një tripëll dabëll të veçantë, me të paktën 20 pikë të shënuara, 20 topa në tabela dh 20 pasime për kosh.

Saktësisht, Westbrook pati 20 pikë, 20 topa në tabela e 21 asistë, diçka që e plotësoi një minutë para fundit të ndeshjes, së fituar 119-103 nga skuadra vendase. Basketbollisti me numrin 0 ka po ashtu një mesatare tripëll dabëlli për gjithë këtë sezon, të tretin radhazi, duke qenë I vetmi në histori që ia del.

Përveçse për Ëestbrook, ndeshja ishte e rëndësishme për Oklahoma-n, që hasi rezistencë të fortë nga Lakers, edhe pse Lebroni u la pushim. Shkëputja ndodhi vetë në gjysmën e dytë të pjesës së tretë, falë pikëve të shumta edhe nga yjet e tjerë si Geroge, Grant, Adams, Ferguson apo gjermani Shrëder.

Oklahoma është e kualifikuar për në plej of, por vetëm në vendin e tetë, ndaj Westbrook e shokëve të tij do t’u duhet të tejkalojnë veten për të eleminuar kampionen në fuqi të NBA-së, Golden State./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!