Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

schedule08:10 - 2 Gusht, 2020

schedule 08:10 - 2 Gusht, 2020

Ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili kaudhëhequr fushatën e bombardimeve, ndaj caqeve serbe në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit.

Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara.

“Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, deklaroi gjenerali Clark.

Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjithatë, sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.

Njeriu që e udhëhoqi operacionin e NATO-s në bombardimin e caqeve serbe në Kosovë, më 1999, i cili gjatë një vizite në Kosovë, Thaçin e kishte quajtur hero, tani kujton takimin e parë me ish-drejtorin Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin negociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së”, ka thënë Clark në një intervistë për mediat në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!