Ylli i RB Leipzig ia ka mbyllur derën Bayern Munich, duke folur për të ardhmen e tij, ku ka shprehur dëshirën për një transferim jashtë Gjermanisë.
Duke qenë në mesin e emrave më të përfolur para merkatos së verës, Werner ka treguar për preferencat e tij. Në rast se largohet nga Leipzig, lojtari preferon të luajë jashtë kufijve të Gjermanisë.
“Bayern është klub i madh, nuk ka nevojë të flasim për këtë. Hansi Flick gjithashtu ka dëshmuar se është trajner shumë i mirë. Por, nëse unë ndërroj skuadër, unë më para do të shkoja jashtë kufijve sesa te Bayern”, ka thënë Werner.
Skuadra si Liverpool, Inter, Juventus, por edhe Barcelona janë ato që lidhen me transferimin e Werner. Bayern tashmë mbetet jashtë garës.