“Kemi qenë në kontakt me disa klube para krizës së Coronavirusit. Mes tyre edhe klube nga Gjermania”. Kështu është shprehur për Sport1 Altin Lala, ish-kapiteni i Shqipërisë dhe menaxher i sulmuesit Milot Rashica. Dardani i Werder Bremen është ndër më të kërkuarit në Gjermani dhe këtë verë pritet të jetë në qendër të vëmendjes.
Rashica ka një klauzolë që kap shifrën e 38 milion eurove, ndërkohë që kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2022. Der Spiegel raporton së fundmi se Werder Bremen dëshiron ta shesë sulmuesin. Gjithashtu edhe ai është gati për hapin tjetër dhe dëshira është e madhe të luajë në Champions League.
Borussia Dortmund ka nisur kontaktet dhe transferimi i Radhës nuk varet aspak nga e ardhmja e Jadon Sancho. U shit apo jo anglezi, verdhezinjtë e duan futbollistin nga Vushtrria. Dortmund e pëlqen Rashicën edhe prej faktit që mund të luajë në çdo pozicion të sulmit dhe do ishte një afrim me vlera për ta.
Jo vetëm Borussia interesohet për Rashicën. Janë disa klube në Angli që e duan, duke nisur me Wolverhampton, West Ham United dhe Aston Villa, për të mos harruar edhe Liverpool. Gjithsesi menaxheri i Rashicës, Altin Lala, është i qartë, teksa thekson se duhet të presin që të normalizohet gjithçka pas pandemisë së COVID-19. /abcnews.al