Werder Bremen shiti këtë verë Milot Rashicën te Norwich në Premier League dhe la jo pak boshllëk në sulm, me vushtrriasin, që ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe jo vetëm.
Tashmë që kanë zbritur në Bundesliga 2 ata kërkojnë për një pasues të dardanit dhe sipas Sky Sport kanë rënë në gjurmët e një tjetër djali të trojeve shqiptare: Lirim Kastrati.
Werder Bremen are in negotiations for Lirim Kastrati from Dinamo Zagreb ?⚪️⁰
They are offering a loan plus obligation to buy, but an agreement is not close. Dinamo ask for much more.⁰
"Tough" negotiations, talks ongoing#TransferUpdate— Max Bielefeld (@Sky_MaxB) July 26, 2021
22-vjeçari sezonin e shkuar e kaloi te Dinamo Zagreb, ku u bë shpejt titullar dhe kontribuoi në skuadër me asiste dhe gola, përveç rrezikshmërisë e konstante në sulm.
Werder Bremen pretendon ta marrë ish-talentin e Shkëndijës së Tiranës në formën e huazimit me detyrim blerje, por nuk është edhe aq e lehtë.
Për momentin pretendimet mes tyre dhe Dinamos janë mjaft larg, por klubet po negociojnë ende dhe nuk mund të përjashtojmë një marrëveshje të mundshme. /abcnews.al