“Wenger u kap me duar me Ferguson, unë vrapova dhe shuajta sherrin me… ujë”

schedule21:17 - 5 Maj, 2020

schedule 21:17 - 5 Maj, 2020

Jens Lehmann luajti pesë sezone me Arsenalin (2003-2008) dhe fitoi tre trofe me klubin londinez. Ish-portieri gjerman ka kujtuar sherrin midis Alex Ferguson dhe Arsene Wenger, dy prej trajnerëve më jetëgjatë në stolin e një skuadre. Luhej një Arsenal-Manchester United dhe një penallti shkaktoi polemika.

Rivaliteti mes dy skuadrave ishte i madh, dy trajnerët u kapën me njëri-tjetrin, teksa Van Nistelrooy dështoi nga pika e bardhë. “S’e harroj fundin e asaj ndeshje, nuk shikoja shokët e skuadrës ose rivalët, isha fiksuar te trajnerët. Wenger e kishte Ferguson shumë afër dhe e kapi me duar”, deklaron Lehmann për beIN Sports.  

Unë mbërrita vonë të sherri, por më kujtohet që kishte shumë konfuzion, sidomos te dy trajnerët. I laga pak me ujë, e bëra për t’i qetësuar disi. E pranoj se ishte kënaqësi të shihje ashtu, pasi nuk isha i përfshirë personalisht”, deklaron ish-portieri i kombëtares gjermane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!