Arsene Wenger dhe Max Allegri mund të drejtojnë në Premier League. Për ish-trajnerin legjendar të Arsenal, situata është disi më ndryshe. Kjo pasi është dëshira e tij të drejtojë Manchester United dhe këtë e ka shprehur për “BeIn Sport”. Ole Gunar Solskjaer rrezikon, pasi “Djajtë e kuq” e kanë nisur keq kampionatin.
Një tjetër trajner në Premier League që rrezikon vendin e punës është Mauricio Pochettino. Tottenham u eliminua së fundmi nga Carabao Cup prej Colchester dhe padyshim që është një dështim. Alternativa për ta pasuar është pikërisht Max Allegri.
Italiani së fundmi është lakuar si opsion edhe për spanjollët e Real Madrid dhe duhet ta mbajë telefonin hapur. “The Sun” raporton se londinezët e kanë në listën e tyre ish-trajnerin e Juventusit, gjithmonë nëse vendosin të mbyllin bashkëpunimin me Pochettino. /abcnews.al