Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Wenger dhe Ferguson në “Hall of Fame”, Premier League nderon dy trajnerët më të mirë në Angli

schedule14:56 - 29 Mars, 2023

schedule 14:56 - 29 Mars, 2023

Arsen Wenger dhe Sir Alex Ferguson u bënë trajnerët e parë në histori që u futën në “Hall of Fame” në Premier League.

Wenger u ul 828 herë në stolin e Arsenalit, duke numdëruar 476 fitore dhe duke fituar titullin e Premier League 3 herë. Ai është i vetmi që e çoi skuadrën e tij drejt një titulli të jashtëzakonshëm, prej nga vjen emri “invicibles” për ekipin e sezonit 2003-2004.

Ferguson mori përsipër një United që ishte i shkëlqyeshëm vetëm në emër dhe pavarësisht një fillimi të vështirë, ai i dërgoi ata në 13 tituj të ligës angleze. Të dy u bashkuan për 16 tituj të ligës dhe përbënin një nga rivalitetet më të njohura dhe më të gjata në hisëtorinë e ligës. Është nderimi më i lartë që mund t’i bëhen atyre nga Premier League./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!