Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil, është në qendër të merkatos së janarit. Ende ka shumë pikëpyetje rreth së ardhmes së turko-gjermanit, pasi në ditët e fundit ai është lidhur me një kalim te Fenerbahce. Ka qenë vetë lojtari, i cili ka organizuar një “mini intervistë” në “Twitter”, ku ka ftuar të gjithë ndjekësit e tij të bëjnë nga një pyetje.
E ARDHMJA – Ozil pyetet nëse do ta vazhdoj karrierën pasi të mbarojë kontrata që ka më “Topçinjtë” dhe fantazisti është mëse i sigurtë për vendimin e tij. “Sigurisht që do ta vazhdoj karrierën time pasi të mbarojë kontrata me Arsenalin. Janë dy vende që unë dua të luaj përpara se të tërhiqem nga futbolli, Turqia dhe Amerika. Nëse shkoj në Turqi, mund të shkoj vetëm tek Fenerbahce”.
ARSENE WENGER – Tifozët e kanë sjellë dhe një herë në qendër të vëmendjes marrëdhënien e tij me francezin dhe Mesut ka vetëm fjalë të mira për të. “Wenger është një trajner special në karrierën time, kam shumë respekt për të. Është një nga më të mirët në histori si dhe një person i madh, i sinqertë. Do ta kujtoj atë gjithmonë me pozivitet”.
RONALDO VS MESSI – I pyetur për rivalitetin mes dy yjeve të futbollit, gjermani mban anën e ish-shokut të tij te Real Madrid. “Messi e ka provuar tashmë se është një nga më të mirët në Spanjë, por Ronaldo ka vërtetuar se është një nga lojtarët më të mirë në çdo vend që ka luajtur”.
NGACMIMI EPIK – Një nga fansat e ngacmoi për një kalim te Tottenham dhe gjermani tregoi respektin për Arsenalin me përgjigjen e dhënë, si dhe ngacmoi një nga rivalët e qytetit. “Pyetje e thjeshtë. Do të tërhiqesha”, shkruan Ozil.
KOMBËTARJA GJERMANE – Nuk mund të mungonte dhe një pyetje për aventurën e tij tek Gjermania, ku Ozil fitoi dhe Kupën e Botës në 2014. “Kam shumë kujtimë të bukura. Isha pjesë e një gjeneratë të mrekullueshme dhe ne arritëm kulmin në Brazil. Nuk do të pendohem kurrë që kam luajtur për ta. Është folur shumë për mënyrën se si mbaroi , por unë nuk pendohem për vendimin tim”, përfundon Ozil. /abcnews.al