Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Wemby show” në NBA/ Victor Wembanyama “pushton” basketbollin amerikan, “ylli” francez shkëlqen në fitoren e San Antonio

schedule17:36 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 17:36 - 20 Dhjetor, 2024

Viktor Uembanijama duket se e ka të sigurtë vendin mes legjendave të basketbollit europian, që kanë pushtuar në të shkuarën parketet e NBA.

Basketbollisti francez, vetëm 20 vjeçar po magjeps me lojën e tij në kampionatin  më të fortë të botës.

Në verën e 2033 San Antonio e vendosi të parin në “draft”. Një zgjedhje që atëherë u cilësua si një “bast I vështirë” për një basketbollist vetëm 19 vjeçar të mësuar vetëm me parketet europianë. Por tani, Viktor Uenbanijama mund të cilësohet pa asnjë diskutim si një bast i fituar për Spurs.

Vetëm në sezonin e dytë të tij në NBA, francezi është kthyer në një lider të vërtetë për skuadrën e tij, duke e ndihmuar në një tjetër fitore madhështore kundër Atlanta në vendosur në shtesë në shifrat përfundimtare 133-126.

Ishte pikërisht Uembanijama që vendosi fatin e ndeshjes, duke e mbyllur atë me 42 pikë, 6 topa të kapur në tabelë dhe 5 asist.

Po ashtu, francezi bëri 4 bllok si dhe vodhi dy topa në aksionet e kundërshtarëve.

Të gjitha këto në vetëm 33 minutat e tij në lojë. Statistika mbreslënëse, që i shtohen të tjerave në këtë sezon.

Me gjatësinë e tij 2 metra e 24 centimetra, Viktor Uenbanijama është një “playmaker” aspak klasik, megjithëse gjatë ndeshjeve ndryshon shpesh pozicion.

Kjo mënyrë loje, nganjëherë e cilësuar shumë europiane ka një efekt të shkëlqyer të konfirmuar nga shifrat.

Kështu, në këtë sezon të NBA francezi 20 vjeçar ka një mesatare me 24.5 pikë, 10.1 ribaund dhe 3.9 asist për ndeshje.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Viktor Uembanijama e ka të sigurt vendin e tij mes legjandave europianë të NBA, si Petrovic, Sabonis, Novicki, Parker apo edhe Donçiç e Jokiç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!