“Wemby”, fenomeni i koshit/ Supertalenti francez realizon tjetër sukses në NBA, “ylli” 20-vjeçar më i riu që shënon 50 pikë në ndeshje

schedule17:36 - 14 Nëntor, 2024

schedule 17:36 - 14 Nëntor, 2024

Nuk kanë munguar kurrë yjet në këto arena, veçse ky është I veçantë.

Në basketbollin amerikan po konfirmohet gjithnjë e më shumë një personalitet që pritet të jetë dominues.

Viktor Uembaniama, shkurt “Uembi”, vendosi një record nga ata që vlejnë të theksohen fort.

Ai u bë më I riu lojtar qendër që shënon 50 pikë në një ndeshje, dhe këtë e realizoi në fitoren 139-130 që ekipi I tij, San Antonio Spërs, arriti ndaj Uashingtonit në shtëpi.

Në moshën 20-vjeçare ai duket I paprekshëm nga rivalët, ndërsa në këtë sukses pati edhe 6 topa në tabela, 2 asistë, një vjedhje topi e tre bllokime gjuajtjesh.

Imagjinoni që 50 pikë ai I shënoi në vetëm 32 minuta në fushë, dhe madje me një saktësi në gjuajtje nga loja me mbi 60 për qind, dhe duke realizuar gjashtë gjuajtje për tri pikë.

Mesatarja e tij e sezonit është “dabëll dabëll”, me 22.2 pikë dhe 10.2 topa në tabela për ndeshje.

Është e qartë që San Antonio ende nuk mund të mendojë për titull, por trajneri Greg Popoviç, po ndërton brezin e tretë të skuadrës që do të shpallet kampione e NBA-së.

Uembaniama pati edhe një dhuratë për teknikun veteran që ditët e fundit pati goditje nga hemoragjia cerebrale dhe nuk ka qenë në stol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!