“Welcome to Paris” nga Skënder Sherifi, një libër me takime e personalitete të artit dhe kulturës botërore

schedule09:47 - 14 Nëntor, 2023

schedule 09:47 - 14 Nëntor, 2023

Skënder Sherifi në emisionin “ABC e Mëngjesit”, foli për librin e tij “Welcome to Paris”, duke treguar se në këtë libër ka derdhur kujtimet e tij dhe takimet e veçanta në Paris.

Gjithashtu u shpreh se është një libër që përmban takime e personalitete të artit dhe kulturës botërore.

“Është një libër të cilit i kam kushtuar afro 3 orë në ditë. Kam përmbledhur ndjesitë, perceptimet nga takimet me këto personalitet të artit dhe kulturës botërore. Nga viti 1976-1990, jeta ime në 15 vite ishte e përfshirë me takimet me intelektualë të figurave të njohura”, ka treguar ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!