Universiteti “Western Balkans” në bashkëpunim me kompaninë izraelite Gold N’ Links themelojnë Qendrën e Ekselencës së Teknologjisë.
Presidenti i Universitetit Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe përfaqësuesi i kompanisë izraelite, Noam Frank nënshkruan marrëveshjen e themelimit.
Qendra e Ekselencës së Teknologjisë synon të sjellë në Shqipëri eksperiencën më të avancuar izraelite në fushën e teknologjisë.
Ajo do të ofrojë një sërë shërbimesh si për sektorin privat dhe për atë publik, duke filluar nga teknologjia e informacionit, siguria kibernetike, shërbime financiare dhe administrative, ekspertizë ekzekutive dhe teknike në industrinë përkatëse.
Eksperti izraelit i teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, Roi Matis Shaposhnik në një intervistë për ABC tregon: Kombinimi i njohurive tona me njerëzit e mrekullueshëm, të rinjtë, është një mundësi e rrallë për të ndërtuar një ekosistem të tillë në Shqipëri dhe në rajon. WBU është një pikë shumë e rëndësishme që na shtyn të përcjellim idetë dhe moton tonë, të mendosh shumë për të çuar Shqipërinë drejt së ardhmes. Ne jemi vendi më i madh në botë kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe inovacionin. Do të kontribuojmë në sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe do të aftësohemi për të krijuar një të ardhme pa frikë për të gjithë. “
Kompania izraelite Gold N’ Links ofron zgjidhje teknologjike dhe produkte të personalizuara për mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike si për koorporatat ashtu dhe për institucionet qeveritare në mbarë botën.
/Abcnews.al/