Wanda Nara grua pa ndjenja? Kundërpërgjigje me “kode” për Maxi Lopez

schedule10:43 - 8 Shtator, 2020

schedule 10:43 - 8 Shtator, 2020

Pak ditë më parë, Maxi Lopez lëshoi kritikat e radhës për ish-gruan e tij, Wanda Nara, me të cilën ka dhe një djalë. Tashmë, Nara është në krahët e Mauro Icardit, ish-shokut të ngushtë të Maxi Lopez.

Lopez kritikoi Wanda Naran për pushimet në Ibiza, pasi ka infektuar dhe djalin e tyre me COVID. “Jam i indinjuar, ajo është një grua pa ndjenja. Unë kam dy fëmijë pozitivë për shkak të kësaj. I thashë asaj të mos shkonte në Ibiza, pasi të gjithë që shkojnë atje kthehen pozitivë. Gjithsesi ajo shkoi. Nëse ajo nuk i kuptonte rreziqet e atyre pushimeve, kush mund t’i kuptonte?”, u shpreh Lopez.

Së fundmi ka ardhur dhe kundërpërgjigja e Wanda Nara për sulmuesin: “Unë jam një ndër ato mama të cilat japin jetën për fëmijët, pa u menduar dy herë. Gjëja që mua më bën krenare është se dhe fëmijët e mi do të bënin të njëjtën gjë për mua”, shkroi Wanda Nara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!