Kompania Walt Disney po dhuron dy milionë dollarë për organizatat që ofrojnë ndihmë humanitare për të prekurit nga lufta Izrael-Hamas.
“Pas sulmeve të tmerrshme terroriste që synojnë izraelitët fundjavën e kaluar, ne të gjithë duhet të bëjmë çfarë mundemi për të mbështetur njerëzit e pafajshëm që po përjetojnë kaq shumë dhimbje, dhunë dhe pasiguri, veçanërisht fëmijët”, tha Bob Iger, shefi ekzekutiv i kompanisë Walt Disney.
The Walt Disney Company Donates $2 Million to Israel Humanitarian Relief Following Hamas Attack https://t.co/DEkt5YsnNJ
— Variety (@Variety) October 13, 2023
“Ne i dënojmë këto sulme, të gjitha aktet e terrorizmit, dhe do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur më shumë mënyra për të ofruar mbështetje për rajonin dhe për të nderuar viktimat, familjet e tyre dhe ata të prekur nga kjo luftë“, theksoi ai.
Sipas Variety, Disney po i dhuron 1 milion dollarë Magen David Adom, agjencisë kombëtare të urgjencës mjekësore dhe ndihmës në katastrofa të Izraelit, si dhe 1 milion dollarë për organizata të tjera jofitimprurëse në rajon me fokus në ndihmën e fëmijëve, sipas Variety./abcnews.al