Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po shtojnë përpjekjet e tyre për të hapur Ngushticën e Hormuzit duke dërguar avionë luftarakë për të goditur anijet iraniane dhe helikopterë Apache për të rrëzuar dronët iranianë, raporton Wall Street Journal, ndërsa citon zyrtarë ushtarakë amerikanë.
Operacionet e shtuara të Pentagonit synojnë të zvogëlojnë kërcënimet nga Irani, i cili ka bllokuar transportin detar në Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i marsit.
Nëse kërcënimi zvogëlohet, SHBA mund të dërgojnë anije luftarake përmes Ngushticës siç është zotuar të bëjë Presidenti Donald Trump dhe të shoqërojnë anijet brenda dhe jashtë Gjirit Persik, ndër të tjera, për të “çliruar” tregtinë e naftës dhe karburantit.


