Mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker, do të vuajë pasojat e skandalit seksual që u përfshi disa ditë më parë. Sipas mediave angleze, trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate, nuk do ta grumbullojë më lojtarin për sa kohë ai do të jetë në krye të “3 Luanëve”.
LEXO EDHE: “Mos dilni, mos dilni!”/ Anglezit Kyle Walker ia nxjerr bojën një eskortë
Walker u përfshi në një skandal së bashku me shokun e tij të ngushtë, ku organizuan një festë në apartamentin e tij luksoz në Manchester me dy prostituta. Kjo vinte vetëm dy ditë pasi qeveria britanike kishte vendosur rregullat për distancim social.
Lojtari i Cityt kërkoi falje në një video, ku sqaroi dhe situatën. Ai do të gjobitet dhe nga klubi, ku do t’i duhet të paguajë plot 25,000 sterlina. Gjithsesi humbja më e madhe për Walker pritet të jetë fanella e kombëtares, që do të jetë shumë e vështirë për tu rifituar sërish. /abcnews.al