Mbrojtësi i djathtë i Manchester City, Kyle Walker, ka folur për Josep Guardiola.
32-vjeçari ka humbur një pjesë të konsiderueshme të këtij sezoni për shkak të lëndimit, por është përfshirë në skuadrën për Botërorin. Në një intervistë për kanalin zyrtar të Anglisë, Walker zbuloi pikat e forta të Guardiolës:
“Nuk e di si është ai jashtë futbollit, por ai shpesh qesh dhe bën shaka me ne. Ai është shumë i lumtur kur ne fitojmë. Ai e jeton çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore si të ishte e fundit në jetën e tij dhe prandaj është kaq i suksesshëm”.
Josep Guardiola është në krye të Manchester Cityt që nga viti 2016. Kontrata e trajnerit skadon verën e ardhshme. /G.D abcnews.al/