Analisti Edvin Kulluri thotë se Rusia po tenton të pushtojë Ukrainën prej rreth 1 viti e gjysmë, por nuk do t;ia arrijë diçkaje të tillë.
Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se lufta e nisur nga presidenti rus, Vladimir Putin është e gabuar dhe e e zhveshur nga elementët ideologjikë që duhet të kishte një konflikt.
Sipas Kullurit, ushtria ruse nuk është e motivuar dhe popullsia e Rusisë nuk po e mbështet Putinin.
“Duhet të kemi parasysh një gjë, lufta që në fillimet e saj ishte e gabuar. Është një luftë e cila nuk është e zhveshur nga elementët ideologjikë që duhet të kishte një konflikt. Le të themi tentativa ruse, sepse nuk kemi një pushtim, duket krejtësisht i pamundur. U bë gati 1 vit e gjysmë që Rusia nuk po e pushton Ukrainën, vetëm godet me raketa Kievin. Mungesa e një ideologjie e bën luftën e Putinit në Ukrainë, një luftë pa një target ideologjik, pa një frymëzim të trupave të tij për të arritur një qëllim të lartë.
Është një luftë krejtësisht pragmatiste. Nuk motivon dot ushtrinë e tij dhe nuk motivon dot popullatën ruse që ta mbëhtesë këtë luftë. Kjo është dobësia e parë. Dobësia e dytë është që ushtria ruse nuk është reformuar në këto 30 vite. Nga një ushtri e stërmadhe, e lodhur, e drobitur që doli nga Lufta e Ftohtë, tashmë është një ushtri e pushtuar nga korrupsioni, nga nepotizmi”, theksoi ai./abcnews.al