“Wagner kapi në befasi Moskën”/ Meçollari: Putin u frikësua për një grusht shteti nga Prigozhin

schedule20:42 - 26 Qershor, 2023

schedule 20:42 - 26 Qershor, 2023

Kapiten Artur Meçollari thotë se veprimet e Wagnerit, autokolonat ushtarake të së cilit arritën 200 kilometra larg Moskës, kapën në befasi qeverinë ruse.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin u frikësua nga një grusht i mundshëm shteti, i inspiruar nga kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

“Natyrisht që veprimet e Prigozhinit kapën në befasi edhe Moskën. Edhe Moska ishte e papërgatiur për këtë lëvizje të Prigozhin, lëvizje e cila në fakt duhet analizuar, sepse përveçse elementëve ushtarakë, ajo ka edhe elementë politikë brenda. Përse e bëri Prigozhin gjithë këtë lëvizje dhe cila ishte frika e Putinit? Në gjykimin tim, Putin bëri një negociatë me kosto shumë të lartë me Pregozhin dhe i fituari nga gjithë kjo histori ka dalë Pregozhin dhe forcat Wagner. Në gjykimin tim, Pregozhin, natyrisht nuk kërkonte të rrëzonte qeverinë e Moskës, ai kërkoi të negocionte statusin e tij dhe të forcave të tij, pas konfliktit të hapur që pati me Moskën.

Ai krijoi një status të ri për forcat e tij, të cilët iu falën të gjitha krimet që kanë bërë dhe aktualisht është përsëri aleat i Moskës, por me një status tjetër. Putin u tremb më shumë ga një grusht shteti i brenfshëm, i cili mund të inspirohej nga kjo lëvizje e Pregozhin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!