Wagner fillon tërheqjen nga qyteti ukrainas i Bakhmutit

schedule10:08 - 25 Maj, 2023

schedule 10:08 - 25 Maj, 2023

Luftëtarët e grupit mercenar rus, Wanger kanë filluar të tërhiqen nga qyteti i Bakhmutit, në lindje të Ukrainës.

Ka qenë vetë lideri i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, i cili pati një pretendtim të tillë, ku edhe postoi një video në rrjetin social, Telegram.

Më herët, ky grup kishte paralajmëruar se do të largohet nga Bajmuti dhe se do t’u tregojë ukrainasve vendndodhjen e ushtrisë së rregullut ruse.

Këto deklarata, Wanger i bëri si shenjë hakmarrjeje ndaj ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të cilin e akuzoi për mosdërgimin e municionve dhe armëve për luftëtarët e Wagnerit.

Në videon e fundit, Prigozhin shihet duke qëndruar pranë tankut duke ia shtrënguar duart një grupi ushtarësh.

Beteja për Bakhmutin ende vazhdon, kurse Kremlini javën e kaluar pretendonte se kanë marrë kontrollin e plotë mbi këtë qytet, por Kievi e mohoi kategorikisht duke thënë se ushtarët e tyre gjenden akoma atje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!