VV tha se do ta arrestonte, këshilltari zbulon ku gjendet Pacolli

schedule10:31 - 30 Prill, 2020

schedule 10:31 - 30 Prill, 2020

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë.  Kështu ka thënë sot Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

“Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova. Përveç kësaj Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion”, ka thënë ai shkurt.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se Pacolli është kthyer në Kosovë me ndihmën e Presidentit Hashim Thaçi, ndërsa gjatë mbrëmjes ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla tha se ai do të arrestohej nëse gjendej brenda shtetit me argumentin se kishte shkelur karantinën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!