Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VV-ja u gjobit me mbi 101 mijë euro nga PZAP

schedule12:19 - 1 Shkurt, 2025

schedule 12:19 - 1 Shkurt, 2025

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 101 mijë e 500 euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kjo në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

Në një konferencë për media, Violeta Haxholli, bëri të ditur se PZAP ka ndarë 432 mijë e 400 euro gjoba për të gjitha partitë politike.

“Për gjoba për subjekte politike që kanë krye shkelje të Kodit të Etikës, më së shumti gjoba pra ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës me 113 mijë e 500 gjobë, dhe Lëvizja Vetëvendosje me 101 mijë e 500 euro, Partia Demokratike e Kosovës me 89 mijë euro dhe AAK-ja me 69 mijë e 700 euro”, ka thënë Haxholli. /Klankosova.tv

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!