“Vura taka metali t’i dëmtoja kundërshtarët”, Wayne Rooney i nxjerr të gjitha

schedule22:18 - 9 Shkurt, 2022

schedule 22:18 - 9 Shkurt, 2022

Wayne Rooney ka vendosur të flasë dhe të zbulojë detaje interesante nga një ndeshje e rëndësishme e vitit 2006, kundër Chelsea.

“Ne e dinim që nëse do të kishte fituar Chelsea, ata do të shpalleshin kampionë. Kështu që unë i zëvendësova takat plastike me metal.

Këpucët e ndeshjes që kisha veshur gjithmonë, i zëvendësova me taka të mëdha metalike që ishin të lejueshme. Por e dija që nëse përplasesha me lojtarët kundërshtar do t’i lëndoja, dhe kështu bëra”.

“John Terry u largua nga stadiumi me paterica. Unë i lashë një vrimë në këmbën e tij dhe disa javë më vonë fola me të duke i kërkuar që të ma kthente takën”, ka rrëfyer Rooney për Sky Sport. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!