Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vunë zjarre vdekjeprurëse vitin e kaluar, Siria ekzekuton 24 persona

schedule16:06 - 21 Tetor, 2021

schedule 16:06 - 21 Tetor, 2021

Ministria e Drejtësisë nw Siri tha se autoritetet e këtij vendi të enjten ekzekutuan 24 persona, pasi ishin akuzuar për zjarrvënie në natyrë vitin e kaluar, duke lënë tre të vrarë e mijëra hektarë pyje të djegura.

Ekzekutimi i njerëzve nga organet shtetërore është i zakonshëm në shtetin e rrënuar nga lufta e gjatë, por numri i të ekzekutuarve për një ditë të enjten ishte më i lartë se zakonisht, shkruan Associated Press, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Drejtësisë të ekzekutuarit i quajti “kriminelë që kryen sulme terroriste që çuan në vdekje e dëmtim të infrastrukturës e pronës publike”. U njoftua se 11 të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm në rastin e njëjtë gjyqësor.

Ata nisën zjarre në shtator që prekën 280 qyteza dhe fshatra e dëmtuan 370 shtëpi, thuhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!