“Vullkani” prej akulli, fenomeni i rrallë që po mahnit njerëzit

schedule21:16 - 10 Shkurt, 2021

schedule 21:16 - 10 Shkurt, 2021

Një strukturë mbresëlënëse natyrore është formuar në Kazakistan. Mijëra njerëz kanë udhëtuar për në rajonin Almaty të vendit për të vizituar të ashtuquajturin “vullkani i akullit”. Struktura prej 45 metrash u formua nga një burim nëntokësor që hedh ujin lart, dhe për shkak të temperaturave nën zero ka krijuar një fenomen të tillë.

Uji i vazhdueshëm ka krijuar gjithashtu një shesh patinazhi natyror në bazën e tij. Një “vullkan” akulli u shfaq në të njëjtën zonë vitin e kaluar, por vendasit thonë se ky është më mbresëlënës. “Në përgjithësi, ky është ujë artezian që shpërthen nga Toka. Në verë gjithçka lulëzon këtu.“, shprehen banorët. /abcnews.al

Science / 9237197 / Vullkani i akullit Një fenomen natyror në qytetin më të madh të Kazakistanit ka krijuar një strukturë të madhe që i ngjan një vullkani të bërë nga akulli.

Science / 9237197 / Vullkani i akullit Një fenomen natyror në qytetin më të madh të Kazakistanit ka krijuar një strukturë të madhe që i ngjan një vullkani të bërë nga akulli.

Rajoni i Kazakistanit Almaty është i mbuluar nga një batanije e trashë dëbore dhe akulli, por moti i ashpër nuk i ka ndaluar mijëra njerëz të vizitojnë 'vullkanin e akullit' të zonës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!