Vullkani Conte: Kam dëgjuar t’i thonë gomar Lukakut, po tani?!

schedule11:59 - 7 Janar, 2020

schedule 11:59 - 7 Janar, 2020

Antonio Conte shpërthen pas ndeshjes me Napolin. Trajneri i Interit u kujton njerëzve kritikat për Romelo Lukaku, i cili deri më tani ka shënuar 14 gola. Belgu realizoi dy herë në sfidën e mbrëmshme dhe tekniku italian nuk u përmbajt dot.

“Kam dëgjuar njerëzit të thonë se Lukaku është një gomar… Kam dëgjuar shumë gjëra dhe kjo ka ndodhu jo shumë kohë më parë. Është e lehtë të flasim shumë për Lukakun tani, por nëse kthehemi disa javë më parë…”, tha Conte.

“E kam gjithmonë që Lukaku është një diamant i ashpër, që kishte nevojë të punohej.  Lautaro Martinez është njëlloj. Bëhet fjalë për djem që janë 26 dhe 22 vjeç. Janë akoma të rinj. E doja Romelun me këmbëngulje kur isha te Chelsea, madje edhe kur isha te Juventusi.

E doja atë dhe tani mund të punoj për ta bërë të shkëlqejë atë diamant”, u shpreh trajneri i Interit në lidhjen direkte me studion e Sky Sport Italia. Lukaku u ble këtë verë nga Interi, që pagoi te Manchester United shumën e 65 milionë eurove dhe deri më tani po e justifikon shpenzimin e bërë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!