Gjykata e Tiranës vendosi të regjistrojë sot ndryshimet statusore të Kuvendit të 11 Dhjetorit, duke njohur në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD. Situata në selinë blu, ndërkohë që po tentohej bashkimi ka marrë kështu një tjetër rrjedhë.
I ftuar në studion e ABC Live, pedagogu Erlis Çela thotë se gjykata nuk duhet të ishte vonuar kaq shumë. Sipas tij dëmi që i është bërë PD-së nga vonesa është shumë i madh. Pedagogu theksoi gjithashtu se gjykata duhet të përgjigjet edhe për ndryshimet e Kuvendit të 18 Dhjetorit.
“Ky vendim do të tu japë në format të ri rrjedhës së ngjarjeve në atë parti. Gjykata ka njohur si legjitim kuvendin e Berishës. Duket sesi do të reagojnë palët. Kemi një situatë që vjen e përshkallëzuar që nga zgjedhjet e 6 marsit. Më pas kemi dorëheqjen e zotit Basha. Në këndvështrimin tim ishte e vonuar. Dhe tani kemi gjykatën që e çon në një dimension tjetër. Pas këtij vendimi ata kanë të drejtën e plotë të drejtojnë PD.
Gjykata nuk duhet ta kishte vonuar kaq shumë. Gjykata pavarësisht kontekstit duhet të vepronte më shpejt. Dëmi që i është bërë PD nga vonesa është shumë i madh. megjithatë tani kemi një vendim. Ajo që u tha nga kryetari i komanduar u tha se do ta apelojnë. Gjykata duhet të vendosë tani sepse kemi një përplasje mes palëve. Këtu kemi dy hapa. Gjykata duet të shprehet për një kërkesë të mundshme për apelim dhe e dyta duhet të shprehet për kërkesën PD për regjistrimin e 18 Dhjetorit”, tha ai.
Sakaq, analisti Mentor Kikia e ka cilësuar thjeshtë si proces vendimin e sotëm të gjykatës. “Ai nuk është një lloj vendimi gjyqësor sepse në këtë rast gjykata nuk bën proces. Çdo organizatë regjistron gjithmonë ndryshimet. Është thjeshtë procedurë. Janë me qindra organizata jo qeveritare bëjnë këtë gjë. Ajo që ndodh është thjeshtë njohja e vendimeve. Në këtë rast ishte një lloj çështje e nxehtë sepse ishte konflikti në mes. Ky proces u zvarrit shumë. Unë mendoj se gjykatësi ka veruar më shumë në anën intuitave. Duke qenë se kjo çështje po shkon drejt kësaj hullie, Basha dha dorëheqjen dhe të dilte një gjyqtar të thoshte njohim Bashën si kryetar”, deklaroi ai. g.v/abcnews.al

