TIRANË – Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, u ndal sot në një takim me strukturat e degëve 2 dhe 4 në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Gjatë fjalës së tij, zoti Alibeaj preku çështjet kryesore të situatës në vend, por edhe konfliktin e brendshëm në PD, si edhe vendimin e gjykates më 3 mars.
“Jemi të destinuar të përballemi me këtë pikë takimi të historisë, e di që ka qenë e paimagjinueshme ajo cfarë na ka ndodhur. Është momenti të takohemi me historinë. PD do jetë vec faqebardhë, kemi qëndruar, nuk kemi dhënë sinjale dyzimi. Sot më shumë se dje jemi të gatshëm, të pozicionuar qartë në një ndarje të madhe e së vjetrës me të renë. Duhet ta bëjmë këtë ndarje, e kërkon koha. Kjo është ndarja që duhet të bëjmë ne. Nuk ikën Edi Rama duke i thënë ne ‘poshtë’.
Po ti qasemi ne shqiptarëve me këtë gjendje të re psikologjike, pa qenë peng, duke njohur gabimet, kam përshtypjen vetëm në këtë mënyrë do kuptohemi nga qytetarët. Ne kemi vetëm një rrugë të ecim përpara. Qëndrimi në vend është dështim, kthimi pas është mëkat.
E di që për hallet tona të brendshme, ndoshta në mendjen e gjithësecilit, qëndron ideja se cfarë do të ndodhë më 3 mars. Asgjë nuk do të ndodhë, ligji do të zbatohet. Ne jemi me të drejtën, faktet janë me ne. Sigla, vula, kontributi, shpirti, zemra e PD I takon këtyre njerëzve. Të pranojë verdiktin e gjykatës secila nga palët unë do e pranoj, ne do e pranojmë, dhe ta lërë gjykatën pa I bërë presion, pa korrupsion politik. Kjo është sfida që I bëj kujtdo.” u shpreh Alibeaj./abcnews.al