Vula e PD/ “Zhukri nuk e zhgënjeu Berishën”, juristja: Produkt i gjyqtarëve me formim 6 mujor

schedule13:34 - 19 Prill, 2024

schedule 13:34 - 19 Prill, 2024

Juristja Brizida Gjikondi në një inetrvistë për “Tirana Live” në ABC News, foli për shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ka probleme me pasurinë.

Zhukri është gjyqtari që i dha vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha. Marrë shkasë nga kjo, Gjikondi tha se “Zhukri nuk e zhgënjeu Berishën”, ndërsa u ndal te profilizimi i Zhukrit, ku tha se është produkt i gjyqtarëve me formim 6 mujor.

Zhukri është produkt i gjyqtarëve me formim 6 mujor. Ka mbijetuar. Jam çuditur që vettingu nuk u morr me gjyqtare si Zhkuri. Ka qenë një gjyqtar politik. Politika shqiptare ka pasur zgjatuesit e saj në drejtësi. Jam çuditur kur i ra atij (Zhukrit) çështja e vulës së PD, ai nuk zhgënjeu. Vendim skandaloz, e dinte që do vinte kjo ditë dhe nuk rregulloi as letrat. Doli i qeshur pas vettingut se e di që nuk e gjen gjë. Edhe këtë që ndodhi do e kthejë në martirë. Ashtu siç bënë Meta dhe Beisha. Janë përzier ujërat e pistë dhe nuk e di se ku fillon njëri dhe ku mbaron tjetri.”, u shpreh ajo.

Juristja foli për sistemin e vettingut dhe vendimin e marrë nga Zhukri për vulën e PD-së, ku tha se “Vettingu i gjyqtarëve është për tu përshëndetur, por jo ato të lëna përgjysmë. Të kapësh një person që vjedh në autobus e fut direkt në burg, ndërsa këtë njeri që ka bërë lloj-lloj gjërash nuk e gjen gjë. Kemi një përpjesëtim të zhdrejtë nga ana ligjore dhe morale.

Të gjithë vendimet e marra nga Zhukri, kjo e vulës duhet parë në tjetër dritë pasi ka pasuri 95 milionë lekë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!