“Vula, akti i fundit”/ Trako: Berisha-Basha, pseudo divorc. Kanë pasur marrëveshje

schedule20:19 - 13 Qershor, 2024

schedule 20:19 - 13 Qershor, 2024

Ish themeluesi i Partisë Demokratike, Edmond Trako thotë se vula e kësaj force politike, ishte akti i fundit në përballjen e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, që sipas tij, ka qenë një marrëveshje e të dyve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Trako  deklaroi se projekti i Bashës pasi u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike për herë të katërt, ishte i dështuar dhe paralajmëroi se me Berishën, pati një pseudo divorc.

Kjo, vijoi Trako, për faktin që Berisha dhe Basha duhet të dilnin sa më pak të dëmtuar nga halli i madh që u kishte rënë, si personal, ashtu edhe familjar.

“Është e vërtetë kjo, por unë do të shtoja diçka tjetër që në apelin që na u bë në momentin, të daljes në skenë të Lulzim Bashës, që unë personalisht nuk e kam ditur që ai do të dilte andej nga ishte fshehur, dy vjet dhe do vinte, kam përdorur termin, jo të rizgjidhej në Partinë Demokratike, por ta rividhte Partinë Demokratike, për herë të katërt, nëpërmjet trukimeve të mjeshtrit Jemin Gjana, gjë që dihet që nga koha e të ndjerit Olldashi, Selami, Kadilli e ka provuar për herë të tretë. Dhe kjo ishte e katërta. Unë nu kka pasur asnjë iluzion që ky person do të zgjidhej në Partinë Demokratike në këtë mënyrë. Kjo ishte arsyeja që pa ndodhur ky moment, kur Alibeaj i ra telefonit dhe kërkoi një suport, një angazhim, iu përgjigja pozitivisht. Krijuan atë këshillin euroatlantik, u nuk ishte i keq motivi, u pëlqye nga amerikanët.

Këshill që Basha e varrosi. Dua të them edhe një herë tjetër, që nga ai moment, kur unë e pashë qëllimin e vërtetë të tij atje, edhe më të kam komunikuar, edhe me ata kryesorët që kishte rreth vetes, Alibeaj, Bejko, unë erdha thashë vërtet të jap ndihmesë, por nuk erdha për të më përdorur. Atë harrojeni, sepse e kemi bërë atë shkollë, nëse do të arrija atje nuk do t’ia falja vetes. Go on, thashë unë, se u bë vonë. Mua nuk më përdorni më, një gjë iu garantoj, i thashë këtyre, 1 vit më parë, tamam në korrik kur ai veshi bluzën e Zelenskyt, doli te Rogneri, unë i kam vajtur përballë, vetëm unë, asnjë tjetër. I dërgova foto ata të Kryesisë. I thashë, ky projekt që po prezanton ky, është i dështuar. Unë kam bindjen e verbër thashë, që është në një “deal” me babanë shpirtëror. Ai për mua, ka qenë që në momentin e parë, në një “deal” me të.

Janë ndarë nga ky pseudo divorc, që nga ky hall i madh që na ka rënë, personal dhe familjar, të dalim sa më pak të dëmtuar. Kisha disa informacione, një pjesë i verifikova në Uashington. Në kthim, u thashë, po iu mashtron përsëri, nuk ka asnjë lloj mbështetjeje. Gjë që do ta tregojë së shpejti vizita e Blinken, dhe ashtu ndodhi. Akti i fundit ishta vula. Vula shkon te selia, te ballkoni doktorit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!