Vuçiç zbulon kur hapen negociatat e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule18:56 - 12 Nëntor, 2019

schedule 18:56 - 12 Nëntor, 2019

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha pas takimit me homologun e tij francez Emmanuel Macron se BE do të hapë në mars negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse frikësohet nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup.

Vuçiç theksoi nga Parisi se pret që negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin mars, nëse nuk pritet Samiti i Zagrebit në maj.

Presidenti serb tha pas takimit me homologun e tij francez Emanuel Macron se BE do ta bëjë në mars sepse frikësohet nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup.

“Ata nuk duan të jenë fajtor për mposhtjen e dikujt të cilit i kanë premtuar diçka që nuk e kanë bërë”.

Vuçiç, tha në samitin e Ohrit se do të lobonte tek Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!