Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në konferencën vjetore për media, tha se Serbia nuk do ta përdorë vaksinën ruse “Sputnik V” pa lejen e Agjencisë së Barnave.
“Pritet që para fundit të vitit në vendin tonë të arrijnë edhe sasitë e para të vaksinës së Rusisë, por kjo nuk do të thotë asgjë, gjersa ta marrim lejen e Agjencisë së Barnave. Kështu që për këtë mund të flasim vetëm atëherë kur të lejohet nga shërbimet tona shëndetësore”, tha Vuçiç.
Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, më herët ka deklaruar se Serbia është e gatshme që së bashku me Rusinë ta prodhojnë vaksinën ruse “Sputnik V”.