Vuçiç: Unë nuk e nënshkruaj njohjen e Kosovës

schedule11:15 - 29 Maj, 2021

schedule 11:15 - 29 Maj, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ëhtë shprehur i bindur se nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës. Këtë deklaratë Vuçiç e ka bërë në mbledhjen e partisë së tij.

Duke folur për dialogun, Vuçiç ka thënë se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë.

“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.

Më tej ai ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli.

Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!