Vuçiç thërret mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, temë kryesore raportohet të jetë Kosova

schedule10:38 - 8 Shtator, 2022

schedule 10:38 - 8 Shtator, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiç ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të shtunën.

Siç raporton media serbe B92, temë kryesore do të jetë Kosova.

Kjo pasi, të premten emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak bashkë me emisarët specialë të Berlinit dhe Parisit, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonn, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Pas tyre takimeve, Vuçiç do të ketë takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare. E pos tjerash pritet të diskutohet edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për mospranimin e targave serbe, pasi marrëveshje për targat ende nuk ka. /Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!