Vuçiç takon të enjten përfaqësuesit e Listës Serbe, do diskutohet situata në Kosovë

schedule10:02 - 11 Prill, 2023

schedule 10:02 - 11 Prill, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë një takim të enjten e 13 prillit me përfaqësues të Listës Serbe.

Lajmi u konfirmua nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, shkruan N1.

“Ne do të diskutojmë edhe konkluzionet politike që duhet të nxjerrim, për të parë se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë në periudhën e ardhshme”, tha Petkoviç.

Ai ka vlerësuar se është hipokrizi dhe turp, fakti që përfaqësuesit e opozitës janë larguar dje nga seanca e Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, sepse ai synon të flasë për marrëveshjen evropiane për normalizimin e marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por ata nuk deshën ta bëjnë këtë.

Sipas Petkoviçit, kjo dëshmon se opozitës nuk i intereson që serbët jetojnë në Kosovë dhe se askush nuk e di se çfarë kanë dashur, dhe se e gjithë ngjarja është inskenuar për ta bërë të pakuptimtë seancën e Komisionit për Kosovën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!