Vuçiç takon ambasadorin rus: Do të luftojmë për kompromis me Kosovën

schedule14:21 - 28 Maj, 2021

schedule 14:21 - 28 Maj, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar sot me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Boqan-Kharqenko. Qëlloimi i takimit të tyre ka qenë sasitë e tjera të vaksinës Sputnik V në Serbi.

Megjithatë, Vuqiç dhe ambasadori rus kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, e që për presidentin serb ditë të vështira e presin Serbinë, shkruan Tanjug.

Vuçiç po ashtu ka thënë se në Bruksel do të luftojë për të mbrojtur interesat e shtetit dhe për kompromis me Kosovën.

Boqan-Kharqenko ka konfirmuar përkrahjen aktive të Rusisë për mbrojtjen e normave të ligjit ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!