Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka udhëtuar për në Turqi ku është pritur nga homologu turk, Rexhep Taip Erdogan. Dy presidentët kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Vuçiç ka thënë se në takimin me Erdogan, ky i fundit është shprehur se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën, shkruan Tanjug.
“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiçpas takimit.
Takimi u mbajt në Vilën Vahdettin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për shtypin. m.v/abcnews.al