Vuçiç: Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje

schedule09:05 - 10 Mars, 2024

schedule 09:05 - 10 Mars, 2024

Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai deklaroi se interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate, shkruan REL.

“Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtark në Beograd.

Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiq tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Udhëheqësi serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!