Vuçiç: Serbia e angazhuar drejt rrugës europiane, qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë

schedule16:33 - 10 Maj, 2024

schedule 16:33 - 10 Maj, 2024

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Europian është me rëndësi për Serbinë.

Ai theksoi se pozicioni i Beogradit është i njëjtë dhe se nuk do të ndryshojë.

“Gjithmonë kam besuar se ne mund të kontribuojmë në disa gjëra të mira për Europën. Ne mendojmë se i përkasim Europës. Europa është shtëpia jonë dhe Serbia do të jetë në rrugën europiane. Pozicioni ynë është strategjik dhe i përhershëm dhe nuk do të ndryshojnë në përputhje me politikën ditore”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!