Vuçiç propozon paketën “Ahtisari Plus” që nënkupton autonomi për Serbinë

schedule11:55 - 26 Shkurt, 2020

schedule 11:55 - 26 Shkurt, 2020

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paraqitur mundësinë e një oferte për një paketë “Ahtisari Plus”, e cila do të nënkuptonte autonomi për Serbët. Analistët serbë thonë se ekziston mundësia për një paketë të tillë, por kjo mundësi nënkupton thjeshtë vazhdim të status quo-së.

Analisti Dushan Spasojevic, thotë se ka shumë të tillë që besojnë se duhet gjetur një zgjidhje që nënkupton lëvizje nga gjendja e tanishme, por që të mos nënkuptoj zgjidhje përfundimtare.

“Kërkohet një lloj staus quoje që do të tregonte se të gjithë kanë bërë dicka dhe kanë treguar vullnet të mirë dhe se bashkësia ndërkombëtare ka arritur sukses. Por, të vijë deri tek një mes i artë që mund të ndihmoj jetën e përditshme, por që të mos shkohet në zgjidhjen përfundimtare pasi arritja e saj tani është e vështirë”, theksoi analisti Dushan Spasojeviç.

Ideja është që zgjidhja të ndodhë para zgjedhjeve amerikane. Shpejtësia në Serbi është sqaruar me idenë se shqiptarët shpresojnë humbjen e presidentit amerikan.Analisti Stefan Surlic, thotë se idetë në dialog janë ezauruar pasi ato ekzistojnë prej dekadash. Lëvizjet nuk mund të jenë të mëdha, përveç idesë amerikane që përmes ekonomisë të arrihet tek politika. Suksesi i ekonomisë pa status politik sipas Surlic duket e dyshimtë.

“Të gjitha ato që ofrohen janë variacione në të njejtën gjë. Thelbi është se Kosova dëshiron njohje të plotë ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kurse Serbia nuk e lejon këtë pa një lëshim të caktuar. Ky lëshim është kryesisht territorial pasi mund të përjetohet si satisfakcion konkret për humbjen e Kosovës”, u shpreh Stefan Surlic.

Ajo që presidenti serb ka përmendur për të ka tingëlluar si ofertë para aktit të kryer. Por, siç ka thënë Vuçiç, ideja e tij e dikurshme ka dështuar. Ai është shprehur se do të marrë kohë aq sa mundet dhe do të pyesë popullin për një zgjidhje përfundimtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!