Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të publikojë një analizë se kush dhe si ka ndërhyrë në zgjedhjet në Serbi, pa marrë parasysh se, siç thotë ai, nuk do të jetë punë e lehtë.
“Meqenëse ata thanë që nuk do ta dhuroj atë orë dhe për ato budallallëqet e tjera – që nuk do të themi se kush e ka ndërhyrë dhe si, do të bëjmë një studim serioz dhe pavarësisht se nuk do të jetë e lehtë për ne që të publikohet, do ta publikojmë kur të mbarojmë, por ajo ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Serbisë dhe në proceset e saj zgjedhore vazhdon dhe mund të them, me intensitet disi të reduktuar, vazhdon ende, por nuk kemi asgjë për të fshehur dhe asgjë për të.
Na vjen turp dhe do ta shpallim, turp për ata që u sollën kështu, shumë të papërgjegjshëm dhe mendjelehtë”, tha Vuçiç.
Përgjigja e Vuçiçit erdhi pas pyetjes së një gazetari në Presidencë, lidhur me “ndërhyrjen e gjermanëve në zgjedhjet në Serbi”.